Policia izraelite tha se dy raketa kanë rënë këtë mbrëmje në kopshtin e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Policia tha se Netanyahu dhe gruaja e tij nuk ishin në shtëpi kur ndodhi ngjarja.
Një hetim po vazhdon, tha policia, duke shtuar se “ky zhvillim konsiderohet një përshkallëzim i rrezikshëm”.
Një muaj më parë shtëpia e kryeministrit izraelit ishte sërish objektiv i sulmeve nga Irani. Nga sulmi u shkaktuan dëme të vogla, teksa sërish ai dhe bashkëshortja e tij nuk ndodheshin në banesë. /vizionplus.tv