Të paktën gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë, u vranë sot dhe njëmbëdhjetë të tjerë u plagosën nga një sulm izraelit në një fshat në Libanin lindor, njoftoi Ministria e Shëndetësisë libaneze.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ANI, gjashtë të vdekurit janë të gjithë anëtarë të së njëjtës familje.
“Një sulm i armikut izraelit në Khraibeh vrau gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë, ndërsa 11 persona, mes tyre pesë fëmijë, u plagosën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, duke sqaruar se dy të plagosur janë shtruar në spital në gjendje kritike. /vizionplus.tv