Ish-kongresmeni republikan Lee Zeldin është emëruar nga presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, si kreu i ardhshëm i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA). Sipas presidentit të 47-të, kongresmeni republikan do të “çlirojë fuqinë e ekonomisë amerikane”.
Lee Zeldin, 44 vjeç, shkroi në platformën e mediave sociale X se ishte i nderuar të bashkohej me kabinetin e Trump. Ai premtoi “të rivendosë dominimin energjetik të SHBA-së, të rivitalizojë industrinë e automobilave për të rikthyer vendet e punës amerikane dhe ta bëjë SHBA-në një lider botëror në inteligjencën artificiale”. Në të njëjtën kohë ai është i përkushtuar për të “mbrojtur aksesin në ajër të pastër dhe ujë të pastër”.
Gjatë mandatit të tij në Kongres, Zeldin sfidoi “pothuajse të gjitha interpretimet kryesore të administratës së Joe Biden të Aktit të Ajrit të Pastër”, një ligj i vitit 1963 për të kufizuar dhe kontrolluar ndotjen e ajrit. /vizionplus.tv