Dhjetë palestinezë u vranë dhe të paktën 20 të tjerë u plagosën në një sulm izraelit sot në shkollën Abu Asi që tani përdoret për të strehuar familjet e zhvendosura në kampin e refugjatëve Shati në qytetin perëndimor të Gazës, thanë mjekët për Reuters.
Zyrtarët shëndetësorë theksuan se operacionet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar pasi njerëzit mund të mbeten të bllokuar nën rrënojat në shkollën Abu Asi të drejtuar nga OKB-ja.
Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga zyrtarët izraelitë.
Ushtria izraelite njoftoi më vonë sot se kishte ndaluar dy raketa të lëshuara në Izrael nga Rripi verior i Gazës.
Zyrtarët palestinezë shëndetësorë thanë se të paktën 30 njerëz u vranë sot nga sulmet ushtarake izraelite në të gjithë enklavën. /vizionplus.tv