Balla: Sekuestruam 415 armë zjarri! Ministri i Brendshëm e konsideron armëmbajtjen pa leje rrezik për sigurinë publike

5 months ago 18

Gjatë 300 ditëve të fundit, sipas ministrit Taulant Balla janë sekuestruar qindra armë zjarri pa leje. Këto rezultate, shtoi ministri, janë arritur falë 92 skuadrave me qenë të mirëtrajnuar që janë pjesë e Policisë së Shtetit, ndërsa gjatë një aktiviteti për këtë qëllim, ai bëri thirrje për shtim të mëtejshëm të kapaciteteve.

“Qentë e mirëtrajnuar të policisë luajnë një rol të pazëvendësueshëm në lugtën e përfitshme, sistematike kundër trafikimit të armëve dhe aktiviteteve të tjera krimonae ne kemi një institut për trajnimin e qenve, janë pjesë e punës së Përditsjme. Përdoren jo vetëm për zbulimin e armëve, por edhe për të zbuluar drogën, eksplozivët, paratë e padeklarura cash. Qëllimi i takimit të sotëm është rritja e kapciteteve të njësive të Policisë së Shtetit. Në 300 ditët e fundit Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion të rëndësishëm kundër fenomenit të armëmbajtjes pa leje dhe ka sekuestruar 415 armë zjarri, duke shtuar edhe armë të ftohta”, tha Balla.

Në aktivitet i pranishëm ishte edhe ambasadori i prezencës së OSBE në Shqipëri, i cili nënvizoi nevojën për të mbështetur nisma të tilla, për të rritur më tej sigurinë.

Sipas Taulant Ballës, policia ka objektiv të vijojë më tej luftën ndaj armëve pa leje, si një kërcënim serioz për sigurinë publike dhe stabilitetin./vizionplus.tv

Read Entire Article