Banorët të tronditur nga ngjarja horror në Durrës, i afërmi: Nuk besoj se e ka bërë vetëm

8 months ago 8

Një prej të afërmve të familjes Meta tha se Hygerta Meta nuk mund ta ketë bërë krejt e vetme krimin.

“Nuk besoj se e ka bërë vetëm”, thënë një prej familjarëve të viktimës, i cili nuk dha më shumë detaje për shkak të situatës së rënduar.

19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila vrau të atin në Shënvlash të Durrësit është studente e Fakultetit Ekonomik në Tiranë.

Dyshohet se ajo e ka ekzekutuar me pistoletë të atin dhe më pas e ka varrosur në kasollen e bagëtive, pasi ai donte ta fejonte pa dëshirën e saj.

Janë ende të paqarta detajet se si ka ndodhur dinamika e ngjarjes dhe nëse ajo është ndihmuar nga nëna dhe vëllezërit e saj, të cilët janë vënë nën hetim.

Top Channel

Read Entire Article