Këngëtarja e njohur, Baby G, pas përfundimit të eksperiencës në “Ferma VIP”, duket se është fokusuar tek karriera e saj.
Me anë të një video-je në rrjetet e saj sociale, ish-fermerja na bën me dije se është duke i’u dedikuar fushës së muzikës, por pa zbuluar shumë detaje.
Ajo shfaqet me kufje në një studio muzikore, çka nënkupton se projekti i saj më i fundit do të jetë një këngë. Baby G nuk ka zbuluar nëse do të jetë bashkëpunim apo solo, por gjatë eksperiencës në fermë, ajo ka shprehur dëshirën për të bërë një projekt muzikor me ish-fermerët që i përkisnin fushës së muzikës.
Nuk dihet nëse kjo ide është lënë për një moment të dytë, por e sigurt është rikthimi i Baby G në muzikë.
Në të pakta detaje që ish-fermerja ka ndarë është dhe vendi. Ajo ka zgjedhur Gjirin e Lalëzit për të regjistruar këngën ose për të realizuar videoklipin.
Në “Ferma VIP”, këngëtarja është shprehur gjithmonë se do të qëndrojë në Shqipëri dhe të krijojë një karrierë në vendin e saj, edhe pse është rritur në Angli. /vizionplus.tv