“Bebi” paketohet nga Franca direkt në Rinas, bëmat e shqiptarit në Europë

8 months ago 38
Reklamë

52-vjeçari nga Fieri, Fraklin Xhelaj është ekstraduar nga Franca në Shqipëri pas një vendimit të GJKKO-së, mbi të cilin rëndojnë akuza të rënda si “trafik i lëndëve narkotike” si edhe “grup i strukturuar kriminal”.

Ai zbriti sot në mëngjes në Rinas dhe u prit te dera e avionit nga agjentët e Interpol Tirana.

Pas dërgimit në paraburgim, pritet që 52-vjeçari të njihet edhe me masën e sigurisë dhe më pas të nisin procedurat e gjykimit.

Sipas policisë” Xhelaj, i njohur edhe me pseudonimin “Bebi”, në bashkëpunim me të tjerë, të organizuar në formën e grupit të strukturuar kriminal, dyshohet se është përfshirë në trafikun e lëndës narkotike heroinë, duke e transportuar mes Greqisë, Shqipërisë, pjeserisht edhe në Maqedoninë e Veriut.

 “Bebi” dyshohet të jetë përfshirë në tri episode të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale, gjatë vitit 2016, dy prej të cilave kanë mbetur në tentativë. /vizionplus.tv

Read Entire Article