Për Ilir Sulin, ish-kampionin e peshëngritjes jeta e tij është një film.
I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” me Brikena Prifti, Suli rrëfëu më shumë detaje, duke thënë se titulli i filmit të jetës së tij do të ishte: Nga goditja që nuk vdes bëhesh më i fortë!
Siç rrëfen ish-kampioni, jeta për të ka pasur shumë goditje, ku dhe u ndal tek përdorimi i lëndëve narkotike.
Suli tha se ka qenë një gabim i momentin dhe u kërkoi falje gjithë familjarëve dhe miqëve të tij.
Ai bën me dije se goditjes e jetës e kanë bërë më të fortë.
“Ndihem i vlerësuar kur një media merr në konsideratë gjithë karrierën time. Do doja që jeta ime të ishte një film dhe regjisori të isha unë. Titullin do e kishte: Nga goditja që nuk vdes bëhesh më i fortë. Se jeta ka lloj lloj goditjesh. Ndërsa sa i përket narkotikës ka qenë një idjotësi e imja dhe do doja t’i kërkoja falje familjes dhe miqëve të mi. Jam përpjekur për të qenë i vërtetë. Jam bërë më i fortë. Po përpiqem më shumë që të shkoj drejt më të mirës”, tha Ilir Suli.
Suli konkurroi për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Verore 1996 në 76 kg për meshkuj dhe në Lojërat Olimpike Verore 2000 në garën 77 kg për meshkuj.
Ai fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes 2000 në peshën 77 kg. /vizionplus.tv