Begaj takohet me pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes: Shqipëria, promovuese e paqes dhe sigurisë në rajon

4 months ago 23
Reklamë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në Presidencë pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, përfaqësues nga vende të ndryshme tëNATO-s dhe ato partnere.

Presidenti i Republikës theksoi gjatë këtij takimi se Shqipëria është promovuese e paqes dhe sigurisë në rajon e me gjerë nëpërmjet politikës së dialogut, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit.

Gjithashtu, Zoti Begaj theksoi se Shqipëria beson dhe ka treguar në angazhimet e saj ndërkombëtare se multilateralizmi është mekanizmi i duhur që ofron zgjidhje të pranueshme në përballje me sfidat e përbashkëta të vendeve tona në fushën e sigurisë dhembrojtjes.

Kryetari i Shtetit përcolli vizionin e tij për Shqipërinë e sëardhmes në përgjigje të interesit të studentëve të këtij kursi.

Ai u shpreh se e sheh Shqipërinë të vendosur drejt realizimit tëobjektivave dhe ëndrrës shqiptare të kamotshmeEuroatlantike.
Pjesëmarrësit në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes u njohën nga Këshilltarët e Kreut të Shtetit me rolin dhe funksionet e Presidentit në një Republikë Parlamentare, si edhe në politikën e jashtme dhe atë të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Read Entire Article