Berisha reagon për arrestimin e Çyrbjas: Përfaqësues i klaneve mafioze, Rama të japë dorëheqjen

4 hours ago 16

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për arrestimin e ish-deputetit socialist, Jurgus Çyrbja.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Çyrbja përfaqëson krimin e organizuar, bashkë me të cilin ka shpërblyer Edi Ramën.

Ndër të tjera, Berisha ka kërkuar edhe dorëheqjen e Ramës, për të cilin thptë se ka ndërtuar piramidën më të madhe shtetërore të krimit në Europë.

“Sot jam para jush për të kërkuar publikisht dorëheqjen e menjëhershme të kreut të krimit të organizuar shqiptar në pushtet, Edvin Kristaq Ramës, i cili është autor kryesor i ndërtimit me angazhimin e tij direkt të piramidës më të madhe të krimit në Europë, piramidës më të madhe shtetërore të krimit në Europë.

Zonja dhe zotërinj, të dhënat e bëra publike sot nga mediat për ish-deputetin kriminel, Çyrbja, implikojnë direkt kreun e qeverisë së krimit, Edi Rama.

Sepse është direkt Edi Rama njeriu që ka ngrënë dardhat e Çyrbjes.

Jurgis Çyrbja, i njohur botërisht si përfaqësuesi i klanit mafioz Avdylaj, ka shpërblyer Edi Ramën së bashku me Avdylajn me tonelata dardha të krimbura.

Ka dërguar dy herë mandatin e tij në parlament.

Rasti Çyrbja është rasti që fakton në mënyrën më të pakundërshtueshme faktin se në Shqipëri vendimmarrës numër 1 është krimi dhe vetëm krimi”, tha Berisha. /vizionplus.tv

Read Entire Article