O’brien kritikon qeverinë Kurti: Formoni Asociacionin

8 hours ago 19

Në një intervistë për mediat serbe  ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë  James O’brien  ka bërë thirrje që të gjitha marrveshjet e arritura mes Prishtinës dhe Beogradit të zbatohen. Ai po ashtu ka kërkuar  që të krijohet menjëherë asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Asociacioni është një hap i rëndësishëm. Është e rëndësishme të shënohet përparim edhe para formimit të Asociacionit. Është e rëndësishme që njerëzit të jetojnë normalisht, të regjistrohen martesat, fëmijët që lindin dhe në të gjitha këto të punojmë njëkohësisht. Obligimet ekzistojnë që nga viti 2015, kur u nënshkrua marrëveshja për Asociacionin. Nuk mund t’iu ofroj një afat kohor, por më e rëndësishmja është që serbët të jetojnë sikurse qytetarët evropianë”, tha O’brien.

Sipas ndihmës sekretarit amerikan moskordinimi  i veprimeve të  Kosovës me SHBA-të  dhe BE-në ka sjellë efekte negative.

“Ka pasoja, dhe pasoja më e madhe ishte që shtetet në Evropë nuk mundësuan pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. E gjithë kjo për shkak të moskoordinimit”, u shpreh ai.

Ndërkohë pas vizitës në Beograd , ndihmës sekretari amerikan po qëndron në Prishtinë ku është takuar me kryeministrin Albin Kurti. /vizionplus.tv

Read Entire Article