Presidenti i ShBA-së e quajti homologun e tij rus “bir ku*ve”.
Gjatë një ngjarje në San Francisko, presidenti Joe Biden përdori gjuhë të ashpër ndaj homologut të tij rus Vladimir Putin, ndërsa diskutonte për efektet e ndryshimit të klimës.
I menjëhershëm ishte reagimi i Kremlinit, përmes zëdhënësit të tij, Dmitry Peskov.
“A e ka përdorur zoti Putin një fjalë të vetme të rëndë për t’ju adresuar juve? Kjo s’ka ndodhur kurrë. Prandaj, mendoj se një fjalor i tillë e poshtëron vetë Amerikën”.
Ai më pas e quajti atë një “përpjekje të dobët” për të tingëlluar si një “kauboj hollivudian”, dhe shtoi: “Ky është një turp për vetë vendin, e kam fjalën për Shtetet e Bashkuara”.