Bisedimet për armëpushim dështojnë, Izraeli nuk ndal sulmet, vriten 97 civilë në 24 orë

7 months ago 17

Sulmet izraelite në Gaza kanë vrarë të paktën 97 persona dhe kanë plagosur 123 të tjerë në 24 orët e fundit, njoftoi të martën Ministria e Shëndetësisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të palestinezëve të vrarë në enklavë në të paktën 30,631 që nga 7 tetori.

Fushata ushtarake e Izraelit në rripin e Gazës ka lënë gjithashtu 72,043 palestinezë të plagosur në Gaza që nga sulmet e udhëhequra nga Hamas më 7 tetor në Izraelin jugor, shtoi ministria. Disa nga të vrarët mbeten nën rrënoja.

Lexo edhe :

Related Posts

Shumë vende të botës kanë kërkuar që Izraeli të ulë intensitetin e sulmeve dhe të mbrojë sigurinë e civilëve.

Ndërkohë, diskutimet për një armëpushim të mundshëm në Kajro përfunduan pa një marrëveshje./vizionplus.tv/

Read Entire Article