Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell do të vizitojë sërish Ukrainën. Në një komunikim për gazetarët në Varshavë, Borrell tha se një shtysë e re për të armatosur Ukrainën ishte e nevojshme për të mposhtur Rusinë, duke e kërkuar këtë gjë nga të gjitha shtetet anëtare në Union.
“Unë jam në rrugën time për në Kiev. Nuk është vetëm një çështje kohe. Është një çështje e sasisë dhe cilësisë së furnizimeve tona. Dhe ne sigurisht duhet të bëjmë më shumë dhe më shpejt sepse Ukraina duhet të mbizotërojë,” tha Borrell.
Vizita në Ukrainë do të jetë e katërta e Borrelit që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkurt 2022./vizionplus.tv