Boshatisën shtëpitë e italianëve, arrestohen 2 “skifterët” shqiptarë, në pranga dhe bashkëpunëtori

4 months ago 37
Reklamë

Karabinierët në Itali arrestuan tre persona të akuzuar për vjedhje në orët e para të mëngjesit të sotme.

Ata dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura në provincën e Bolzanos gjatë dy muajve të fundit.

Dy nga të arrestuarit, të moshësh 30 vjeç janë me origjinë shqiptare dhe një me origjiinë italiane.

Hetimet filluan në shkurt 2024 pas disa vjedhjeve të banesave të kryera në provincë. Gjatë hetimeve u dokumentuan 5 vjedhje banesash.

Gjatë një grabitje autorët kanë sulmuar edhe pronarin e shtëpisë.

Grupi merrte makina me qira në Campania dhe shkonte në Bolzano për të kryer vjedhjet./vizionplus.tv

Read Entire Article