Britania do të shfrytëzojë fuqinë e fermave diellore të Saharasë për të prodhuar energji, projekti që po zbatohet

8 months ago 22

Një projekt për të fuqizuar ekonominë e Britanisë duke përdorur ferma diellore mijëra kilometra larg në Sahara po vihet në zbatim. Ideatorët po përgatiten të vënë në punë anijen më të madhe të kabllove në botë, për t’i dhënë “jetë” projektit.

Ky projekt do t’i sigurojë qeverisë britanike të paktën 8% të nevojave të brendshme të energjisë elektrike me një kosto disa herë më të ulët se projekte të tjera të parashtruara më herët.

Xlinks, biznesi që qëndron pas projektit, pret që anija të kushtojë disa qindra milionë paund dhe të jetë në gjendje të mbajë 200 milje kabllo energjie, të mbështjellura dhe të gatshme për t’u vendosur në fund të detit.

Prodhimi i pritshëm i energjisë është pak më shumë se fuqia që do të gjenerohet nga centrali bërthamor Hinkley Point C, i cili parashikohet të kushtojë rreth 46 miliardë paund kur të përfundojë në fillim të viteve 2030, më shumë se dyfishi i kostos së Xlinks.

Skema Xlinks përfshin vendosjen e kabllove që bartin energji të rrymës së drejtpërdrejtë të tensionit të lartë përgjatë brigjeve të Spanjës, Portugalisë dhe Francës, që dalin në breg në Afrikën e Veriut.

Atje, ata do të lidhen me shtatë ferma diellore dhe deri në 1000 turbina me erë të ndërtuara në një zonë të shkretëtirës marokene afërsisht sa madhësia e Londrës më të madhe./vizionplus.tv/

Read Entire Article