Ndihma e re dypalëshe me vlerë deri në 242 milionë paund – 286.5 milionë euro për Ukrainën do të shpallet nga kryeministri britanik Rishi Sunak gjatë samitit të G7 në Itali. Kjo u njoftua nga Number 10 Downing Street të mërkurën.
Kjo ndihmë do t’i lejojë Ukrainës të përmbushë nevojat e menjëhershme humanitare, energjetike dhe stabilizuese dhe të vendosë themelet për rimëkëmbjen dhe rindërtimin ekonomik dhe social në një afat më të gjatë, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e tij.
Qëllimi është në veçanti rivendosja e infrastrukturës kritike të energjisë, e cila pësoi sulme raketore dhe bombardime nga Rusia gjatë muajve të fundit. /vizionplus.tv