Broja me karton të kuq, Drita shuhet në fund në Conference League

2 months ago 42

Drita është skuadra e fundit shqiptare që i ka dhënë lamtumirën kupave të Europës këtë sezon. Skuadra nga Kosova, pasi humbi 2-0 në Poloni nga Legie, është mundur edhe në takimin e dytë 0-1 në minutat e fundit.

Drita zhvilloi një takim mjaft të mirë, por nuk mundi të linte gjurmë përballë skuadrës polake, e cila në letër as që e diskutonte kualifikimin, por në fushën e lojës u pa tjetër gjë, shkruan javanews.al

Po ashtu si në takimin e parë, kur u ndëshkua me karton të kuq Gomda në minutën e 31-të, edhe në ndeshjen e kthimit Drita u detyrua ta mbyllë me një lojtar më pak. Rron Broja u largua para kohe pasi u ndëshkua me dy kartonë të verdhë.

Skuadra e Dritën ishte e fundit shqiptare që kishte mbetur në Europë, por tashmë edhe ajo pësoi fatin e të tjerave duke mos arritur fazën e grupeve.

/a.r

Read Entire Article