Bulqizë, dhjetëra qytetarë paraqiten në urgjencën e spitalit me shenja helmimi, dyshimet e para

4 months ago 45

Dhjetra qytetar të Bulqizës janë paraqitur këtë të dielë për të marrë mjekim në urgjencën e spitalit të këtij qyteti me simptoma helmimi.

Burime pranë spitalit bashkiak Bulqizë bëjnë me dije se të paraqiturit janë të moshave të ndryshme ndërsa dyshimet e para janë të një helmimi nga uji, por nuk perjashtohet edhe mundësia që të jenë nga produkte të konsumuara në gëzime familjare.

Policia nën drejtimin edhe të prokurorit të gatshëm të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e helmimit të qytetarëve.

Read Entire Article