Ceferin tërhiqet nga kandidimi, kreu i UEFA-s sulmon Superligën: Bashkohemi me “Zombie League”

7 months ago 13
Reklamë

Nga Parisi, aty ku po zhvillohet Kongresi i 48 në historinë e UEFA-S, Presidenti u saj Aleksandër Ceferin njoftoi në mënyrë surprizë se nuk do të kandidojë për një mandat të tretë në krye të këtij institucioni, në përfundim të mandatit aktual që mbyllet në 2027.

“Jam i lodhur, larg familjes për një kohë të gjatë. Kam vendosur të mos kandidoj më në vitin 2027”, deklaroi Ceferin, i cili pak kohë më parë ishte akuzuar nga zyrtari i dorëhequr i Uefas, Boban se po e ndryshonte statutin për të kandiduar vetë për herë të tretë.

Pavarësisht hapit pas të bërë nga Ceferin, Kongresi miratoi ndryshimet në statut që i zgjasin mandatet deri në 3, të zgjedhurve në krye të Uefa-s.

Vetëm federata angleze votoi kundër,  ndërsa federata ukrainase abstenoi.

Pjesën më të madhe të fjalës së tij para kongresit, Ceferin ia dedikoi sulmeve kundrejt të ashtuquajturës superliga europiane.

“Klubet janë të lira të hyjnë në gara të reja nëse duan, askush nuk dëshiron t’i ndalojë dhe as nuk u ka thënë ndonjëherë se nuk munden . Ata mund të bëjnë çfarë të duan, madje edhe t’i bashkohen “Zombie League” siç quhet nga tifozët anglisht ose ajo që unë e quaj “Pleonexia League”. Pleonexia është dëshira për të pasur gjithnjë e më shumë, më shumë para, më shumë pushtet, më shumë kapital, më shumë prestigj, më shumë nga gjithçka që ushqen një ndjenjë superioriteti, lakmie dhe krenarie. Ata gjithmonë duan më shumë dhe nuk u intereson nëse të tjerët kanë më pak, ata janë superiorë. Ja pse është e rrezikshme.”

Federata shqiptare  përfaqësohet në komitetin ekzekutiv nga Armand Duka, kreu i FSHF i cili gjithashtu mban postin e lartë të Zv.Presidentit të Uefas.

Read Entire Article