Çfarë duhet të dimë për pickimet nga gjarpri? Toksikologia: Këto janë gabimet më të shpeshta që bëjmë

5 months ago 38

Me ardhjen e stinës së verës, rritet edhe frika nga picikemt nga zvarranikët.

Toksikologia Suela Xhufi e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus deklaroi se metodat popullore që janë përdorur deri më tani siç është lidhja e një cope në vendin e pickimit apo çarja më shumë e asaj zone është një mënyrë e gabuar.

Xhufi theksoi se ndryshimi dhe rreziku më i madh shihet 30 minutat e para të pickimit, nëse do të kemi enjtje ose flluska në zonën e prekur.

Në këto raste, ajo sugjeron që personat e kafshuar nga gjarpri duhet të shkojnë sa më parë në qendrën më të afërt shëndetësore për të marrë ndihmën e parë, teksa shtoi se gjatë eksplorimit të vendeve malore, njerëzit të mbajnë një shkop para dhe të mos rrinë me këmbë zbuluar.

“Fatmirësisht gjarprinjtë në shqipëri nuk janë aq të rrezikshëm sa në Afrikë. 6 janë më helmues, ndërsa e para është nepërka. Helmin që ka është 20mg për një kafshim. Njerëzit kur janë në bujqësi thonë më pickoj diçka por nuk e di se çfarë sepse ndjeshmëria është më e pakët për shkak se mund të jetë gjarpri i vogël.

Gjarpri nuk të sulmon vetë. Personat që merren me udhëtime në bregdet ose shtëpi të pabanuara, nga këmbët nuk duhet të rrinë zbuluar dhe duhet të mbajnë një shkop para. Nepërsa është më dinake se gjarpri sepse sulmon e para. Kemi disa lloj kafshimesh, por efekti që lë pas 30 min ka ndryshim. Në momentin që kafshohet nga një gjarpër helmues do ketë enjtje, flluska. Mund të ketë ethe, takikardi. Gjarpri ka toksina në helim e tij që hollojnë gjakun.

Sa më e lartë të jetë sasi e helmit, aq më e ulët është koha për të dhënë ndihmën e parë për një individ. Dhëmbët e gjarprit janë shumë të hollë dhe kapin enët e gjakut. Nuk lidhet plaga, por lahet me ujë dhe sapun dhe të shkojmë në qendrën më të afërt shëndetësore”, tha Xhufi.

Read Entire Article