Çfarë ndodh nëse fiton ose humb Trump

6 hours ago 18

Vetëm pak orë nga dita e zgjedhjeve presidenciale dhe gara mes Donald Trump dhe Zv/Presidentes amerikane Kamala Harris mbetet e ngushtë. Paul A. Beck, Profesor në Universitetin Shtetëror të Ohios tregon se cfarë mund të ndodhë në rast humbjeje ose fitoreje për ish-presidentin Donald Trump.

“Nëse Trump mposhtet, ai nuk do ta pranojë rezultatin dhe do të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar. Dallimi midis 2024 dhe 2020 është se ai nuk është president. Ai nuk ka pushtetin që kishte më parë dhe që mund ta ushtronte për të parandaluar një fitore të Bidenit në Kolegjin Zgjedhor. Ai nuk arriti ta bëjë këtë,” tha Paul Beck.

Trump vazhdon të pretendojë se humbja e tij në vitin 2020 ndaj presidentit Biden ishte rezultat i mashtrimit në shumë shtete. Një fitore e Harris, për ekspertët e fushës do të sillte ndryshime nga administrata e Biden.

“Nëse Harris fiton, ne do të kemi ndryshime nga ajo që ndodhi me administratën e Biden. Unë mendoj se do të ndryshojnë edhe politikat ndaj Izraelit”, shton Beck.

Në të kundërt, një fitore e Trump-it do të sillte ndryshime kolosale, pasi sipas analistëve ish-presidenti amerikan ka kërcënuar me dëbim masive të emigrantëve të paligjshëm dhe ndëshkim të kundërshtarëve të tij.

Read Entire Article