Harris apo Trump? Eksperti i Gjeopolitikës: Kush fiton në Pensilvani, fiton dhe zgjedhjet

6 hours ago 20

Amerikanët do të votojnë të martën për të zgjedhur se kush do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë në katër vitet e ardhshme. Gara mes Nënresidentes Kamala Harris dhe ish-Presidentit Donald Trump është shumë e ngushtë.

Në emisionin “360 Gradë” në ABC News, eksperti i Gjeopolitikës Ledjon Krisafi, ndërsa komentoi përballjen Harris-Trump u shpreh se ish-Presidenti Trump nuk do ta pranojë rezultatin humbës, nëse do të jetë I tillë.

Gjithashtu Krisafi theksoi se Pensilvania mund të jetë edhe pika kryesore që mund të vendosë për “fatin” e zgjedhjeve dhe se kush do t’i fitojë.

Pjesë nga intervista në studio:

Kapiten Dritan Goxhaj: Ka kohë që në SHBA nuk ka drejtësi elektorale. Problemi më i madh do të jetë tek votat e atyre që kanë votuar me postë.

Eksperti i Gjeopolitikës Ledjon Krisafi: Trump nuk pranon asnjë humbje dhe ekipi i tij është i bindur se do të fitojë. Ata mendojnë se kjo është hera e fundit dhe nëse humbasin me një diferencë të vogël ka mundësi për trazira. Kam përshtypjen që Trump nuk do ta pranojë rezultatin nëse humbet. Por kam përshtypjen se çdo gjë vendoset në Pensilvani. Kush fiton në Pensilvaninë, fiton zgjedhjet.

Ekspert i Gjeopolitikës Kreshnik Osmani: Mendoj që situata është shumë e polarizuar dhe me një diferencë shumë të ngushtë. Jam dakord kur thuhet që Pensilvania do të jetë edhe pika që do të vendosë. Donald Trump e ka të qartë që kjo është mundësia e fundit e republikanëve, apo grupi që mbështet për të fituar. Ata sot besojnë që kjo është mundësia e tyre e fundit.

Read Entire Article