Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës njoftoi sot se Izraeli bombardoi Spitalin Kamal Antoine, e vetmja infrastrukturë shëndetësore që ende funksionon në pjesën veriore të tij.
Ushtria “vazhdon të bombardojë dhe shkatërrojë me dhunë spitalin, duke synuar të gjitha pjesët” e kompleksit të vendosur në Beit Lahia, tha ministria, duke theksuar se ka “shumë të plagosur midis personelit mjekësor dhe pacientëve”.
“Director of Kamal Adwan Hospital to Al Jazeera: The hospital has been subjected to continuous shelling for more than two hours, and several departments in the hospital are being subjected to insane shelling, and we do not know what the occupation wants from us” #GazaGenocide https://t.co/xkYux5cn43
— 🇵🇸 (@LilYabadabado) November 4, 2024
Ushtria izraelite, e kontaktuar nga AFP, tha se ishte duke “verifikuar” informacionin.
Më herët sot, të paktën 10 palestinezë u vranë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza, ku shtatë prej tyre u vranë gjatë një sulmi në dy shtëpi në qytetin verior të Gazës, Beit Lahia dhe tre të tjerë gjatë një sulmi në një shtëpi në kampin Nusheirat.
Izraeli dërgoi tanke në enklavën veriore palestineze të Jabalia, Beit Hanoun dhe Beit Lahia më 5 tetor, duke thënë se qëllimi ishte të parandalonte rigrupimin e Hamasit./vizionplus.tv