Suedia ka anuluar 13 projekte të fermave me erë përgjatë bregut të saj të Detit Baltik për shkak të ndikimit të tyre në aftësitë mbrojtëse të vendit.
“Lejet e ndërtimit për këto parqe në det të hapur u revokuan sepse ato do të kishin një ndikim të papranueshëm në mbrojtjen e vendit nordik”, shpjegoi Romina Pourmohtari në një konferencë për shtyp.
Vendimi vjen pas publikimit të një studimi të kryer nga Forcat e Armatosura dhe të publikuar nga rrjeti televiziv publik SVT të premten e kaluar. Studimi tregon se këto projekte mund të prishin ndjeshëm sensorët e mbrojtjes suedeze në Balltik.
Kullat dhe fletët rrotulluese të turbinave me erë ndikojnë në radarët dhe shkaktojnë një sërë ndërhyrjesh të tjera, veçanërisht nënujore.
Ministri shtoi se afërsia relative e enklavës ruse të militarizuar rëndë të Kaliningradit ishte një “pikë kyçe” në vendimin e marrë nga qeveria suedeze.
Tensionet në rajon janë rritur që kur Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022. Një bazë e re ushtarake e NATO-s u hap në Rostock, Gjermania veriore, me synimin për të koordinuar forcat e shteteve anëtare të Aleancës në rajonin përballë Rusisë. Nevojat për energji nga burimet e rinovueshme janë ndër prioritetet./vizionplus.tv