Hamasi tha të hënën, 11 nëntor, se ishte takuar në Kajro me lëvizjen rivale palestineze Fatah për të diskutuar luftën në Gaza dhe përpjekjet për të ndërtuar një konsensus kombëtar.
Grupi, i cili mbështetet nga Irani dhe Fatah, i udhëhequr nga presidenti palestinez Mahmud Abbas, kanë qenë fraksione rivale për dekada dhe janë përplasur në vitin 2007.
Që atëherë, udhëheqja palestineze është ndarë midis Autoritetit Palestinez, nën Fatahun që ushtron pushtet të kufizuar në Bregun Perëndimor të pushtuar, dhe lëvizjes islamike që kontrollon Rripin e Gazës.
“Të dy lëvizjet diskutuan në Egjipt formimin e një organi përgjegjës për monitorimin e punëve të Gazës dhe nevojave të saj në fusha të ndryshme”, në pritje të formimit të një qeverie të konsensusit kombëtar, tha zyrtari i lartë i Hamasit Osama Hamda.
Hamasi kishte folur në tetor për një takim të ngjashëm, gjithashtu në Kajro. Në korrik, ai njoftoi nënshkrimin në Pekin të një marrëveshjeje “uniteti kombëtar” me organizatat e tjera palestineze, përfshirë Fatahun.
“Lëvizja islamike do të vazhdojë takimet dhe kontaktet me vëllezërit tanë Fatah dhe të gjitha fraksionet palestineze”, tha zyrtari i Hamasit./vizionplus.tv