Të paktën dy anëtarë të Hezbollahut u vranë nga sulmet izraelite pranë Damaskut

13 hours ago 24

Të paktën dy anëtarë të Hezbollahut u vranë në një bombardim izraelit në rrethin e Sayeda Zeinab, në jug të Damaskut, ku lëvizja pro-iraniane ka një prani të fortë.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, sulmi kishte në shënjestër “një shtëpi në një fermë në sektorin Sayeda Zeinab të përdorur nga anëtarët e Hezbollahut libanez dhe Gardës Revolucionare të Iranit”.

Dy luftëtarë nga lëvizja libaneze, e cila ka qenë në luftë të hapur me Izraelin që nga 23 shtatori, u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën, sipas Observatorit.

Ministria siriane e Mbrojtjes njoftoi se sulmet ajrore izraelite goditën objektiva civile në jug të kryeqytetit, duke shkaktuar dëme materiale.

Një faltore e rëndësishme shiite ndodhet në Sayeda Zeinab dhe mbrohet nga luftëtarë pro-iranianë, kryesisht anëtarë të grupit libanez Hezbollah, i cili ka luftuar në Siri në anën e regjimit që nga viti 2013./vizionplus.tv

Read Entire Article