Ndërkohë që lajmet për shëndetin e Kate Middleton janë pothuajse inekzistente dhe informacionet nga Buckingham po rrjedhin, Lady Colin Campbell – biografe e të ndjerës Princeshë Diana dhe e njohur shumë mirë në çështjet mbretërore – ka bërë deklarata shqetësuese për Princeshën e Uellsit.
Duke folur për Marca të Spanjës, Lady Colin tha se Kate Middleton është shumë e sëmurë.
“Trajtimi kundër kancerit që ajo po kalon është rraskapitës. Ajo duhet ta lërë veten të shërohet dhe të jetë në gjendje të kujdeset për tre fëmijët e saj, të cilët janë shumë të vegjël. Është kaq e thjeshtë, ajo është shumë e sëmurë për të qenë aktive në detyrat e saj”, tha ajo.
Pas njoftimit marsin e kaluar se Princesha e Uellsit ishte diagnostikuar me kancer, askush në Britani nuk e di se kur Kate Middleton do të jetë në gjendje të kthehet në detyrat publike ose nëse do të shërohet ndonjëherë.
Ndërsa Princesha e Uellsit mbetet jashtë syrit të publikut, William u kthye në detyrat e tij mbretërore në prill. Së fundmi, duke iu përgjigjur një veterani për shëndetin e Kate Middleton, Princi i Uellsit u përgjigj: “Ajo është më mirë, faleminderit. Ajo do të donte të ishte këtu sot”. /vizionplus.tv