Këngëtarja Çiljeta Xhilaga në një bisedë me Baby G ka folur rreth rrugëtimit të saj në “Ferma VIP”.
Fermerja u shpreh se gjatë qëndrimit të saj në fermë, ka mbajtur larg vetes fermerët që kanë berë lojë dhe ata që janë shtiruar.
Çiljeta theksoi se ka një aftësi shumë të mirë të të kuptuarit kur një person është i mirë dhe do të duket si i mirë.
“Kam aftësi të kuptoj dikë që shtiret e do të dali i mirë dhe dikë që vërtetë është i mirë. Ata që shtriren thjesht i kam respektuar dhe i kam mbajtur më në distancë.Ata që kanë dashur të bëjnë lojë i kam larguar komplet.
Mund të falësh një gabim për shkak të moshës, por kur i mëshohet një gjëje, pastaj nukl është një gjë që ka ndodhur padashje, por me qëllim. Arsyeja që rri pak më veçmas, përveç arsyes së çunave që kur i pashë në videon e fundit më ka kapur një mërzitje shumë e madhe. U trishtova shume. Unë nuk shtirem dot”, thotë Çiljeta. /vizionplus.tv