Greqi – Efektivët e policisë në Portin e Pireut kanë sekuestruar 21 pako me kokainë, të fshehur në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori.
Në kuadër të operacionit “Coca Banana”, pas kontrolleve me aparatin e posaçëm me rreze X dhe qenit Maxi u gjet sasia e drogës e fshehur në kuti.
Lexo edhe :
Related Posts
Si arritën inspektorët te droga
Një kontejner i dyshimtë me origjinë nga Ekuadori me destinacion final Pireun u sekuestrua nga Dogana e 3-të e Pireut.
Një skanim me rreze X zbuloi lëndë organike në makinerinë ftohëse të kontejnerit.
Menjëherë, inspektorët së bashku me Maksin hapën kontejnerin dhe gjetën dhe sekuestruan 21 pako kokainë, me peshë 21 kilogram.
Vlera e kokainës llogaritet të kalojë një milion euro!
Tashmë po hetohet se cilët janë personat e përfshirë në trafikun e kokainës dhe nëse ky rast ka lidhje me raste të tjera.
Vetëm në pesë vitet e fundit, inspektorët doganorë të AADE-së, gjatë operacionit Coca Banana, modeli i së cilës përdoret edhe në aksione të tjera, kanë identifikuar dhe sekuestruar më shumë se 3 ton kokainë./vizionplus.tv