Daku, gol dhe asist në Rusi, sulmuesi kuqezi e nis si protagonist sezonin e ri tek Rubin Kazan

1 month ago 33
Reklamë

Mirlind Daku e nisi në mënyrë të shkëlqyer sezonin e ri futbollistik në Rusi. Sulmuesi i përfaqësues shqiptare shënoi dhe shërbeu për gol në fitoren e bukur me përmbysje 4 me 2 që ekipi i tij arriti në transfertë kundër Nizhni Novgorod. Të zotët e shtëpisë shënuan në fakt të parët që në minutën e 3, mirëpo përgjigja e Rubin Kazan ishte e shpejtë dhe efikase.

Pas vetëm një minute, një shërbim i saktë nga e djathtë, bëri që Daku të mos e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë duke barazuar rezultatin. Jo vetëm kaq por në minutën e  33 ishte ai që bëri njeriun asist, pasi shërbeu saktë nga e djathtë për shokun e tij të skuadrës Zotov i cili arriti të përmbysë rezultatin në favor të miqve.

Pak para mbylljes së pjesës së parë ishte një tjetër shqiptar, Dardan Shabanhaxhaj i cili dhe një pasim të saktë për Vada, për ti dhënë mundësi këtij të fundit të çonte shifrat në 3 me 1. Dy golat e shënuar në fundin e takimit në secilën portën,  shërbyen vetëm për statistike pasi Rubin Kazan e nisi me tre pikë sezonin e ri në premier ligen ruse.

Pavarësisht se ofertat nuk i munguan, e madje u përfol një kalim i mundshëm në Itali, Mirlind Daku është ende në Rusi dhe protagonist madje tek Rubin Kazan, aty ku shkëlqeu sidomos në pjesën e dytë të sezonit të fundit, gjë  cila e ndihmoi të grumbullohej me Shqipërinë në euro 2024./vizionplus.tv

Read Entire Article