Kombëtarja shqiptarë nis sot në mbrëmje në orën 20:45 fushatën e edicionit të ri të ligës së komebeve.
Kuqezinjte luajnë kundër Ukrainës në duelin e grupit B1, ndeshja që luhet në Epten Arena të Pragës në Çeki, në pamundësi që rivalet të luajnë në shtëpinë e tyre për shkak të luftës me Rusinë. Kuqezinjtë nuk kanë histori të mirë në 4 duelet e mëparshme me Ukrainën pasi nuk kanë fituar asnjëherë, për herë të fundit në 2016 në një miqësore 3 me 1.
Skuadra e Rebrov është e përfaqësuar më së shumti nga lojyarët vendas që luajnë tek Shaktar dhe Dynamo Kiev. Shqetësimi më i madh i tyre është mungesa e Dovbil, sulmuesi i Romës i përfshirë në 30 kandidatet për topin e artë së fundmi. Ndërkohe Shqipëria do të rinisë me bazë lojtarët e EURO2024 ndonëse Silvinjo është i detyruar të bëjë disa ndrysime për shkaqe dëmtimesh.
Vetem qëndra e mbrojtjes është totalisht e re me Ismajlin dhe Kumbullen ndërsa Hysaj e Mitaj nuk ndryshojnë ashtu sikurse porta me Strakoshën,. Në mesfushë spiokat Qzim Laç që luan në stadiumin e vet, si lojtar i spartës së pragës, ndërsa të tjere mesfushë janë asllani dhe Ramadani.
Jasir Asani mbetet i papprekshëm në të djathtë të sulmit e po ashtu Bajrami në të majtë, ndërsa Manaj në majë të sulmit. Në Pragë nuk do të mungojne qindra tifoze kuqezi që me gjasë do të përbëjnë shumicën e stadiumit. Ndeshja gjykohet nga portugezi Luis Godinjo. Më herët në takimin tjeter të grupit Gjeorgjia pret në shtëpi Cekinë. /vizionplus.tv