Chiellini rikthehet te Juventus, detyra që do të ketë ish-mbrojtësi italian

2 days ago 18
Reklamë

Ish-lojtari i Juventusit, Giorgio Chiellini, është rikthyer në Torino dhe do të jetë kreu i marrëdhënieve institucionale të futbollit mes “bardhezinjve”.

Chiellini do të jetë përgjegjës për ruajtjen e marrëdhënieve me klubet e tjera në Serie A dhe në mbarë Evropën, si dhe me ekipet kombëtare.

“Chiellini as që u largua kurrë nga Juventusi – zemra, shpirti dhe vlerat e tij mbetën gjithmonë të lidhura me klubin, si brenda dhe jashtë fushës. Ai do të kryejë funksionin e tij të ri nga 16 shtatori”, njoftoi klubi.

Italiani luajti për Juventusin nga viti 2004 deri në vitin 2022 dhe e mbylli karrierën vitin e kaluar.

Ai luajti 561 ndeshje zyrtare për Juventusin dhe fitoi nëntë tituj në Serinë A, një në Serinë B, pesë kupa dhe Superkupën e Italisë.

Ai luajti dy herë me Juventusin në finalen e Champions League. /vizionplus.tv

Read Entire Article