Javë spektakolare në Tring, Champions dhe Serie A ofrojnë ndeshje me emocione të paharrueshme

2 days ago 18
Reklamë

Ashtu siç ishte premtuar, ky sezon në Tring Sport do të jetë vërtet spektakolar dhe java e ardhshme do të jetë një maratonë e mirëfilltë e mbushur me superndeshje, superderbi, gara e transmetime live.

Duke nisur nga mbrëmja e së martës, që starton zyrtarisht epokën e re të Ligës së Kampionëve, me plot 6 ndeshje. 12 superskuadra do të sfidohen brenda një mbrëmjeje të vetme, për të kulmuar me përplasjen e parë italo-angleze atë mes klubeve legjendare Milan dhe Liverpul.

Ndërkohë, e mërkura sjell një tjetër maratonë që kulmon me kryendeshjen mes Marchester City dhe Inter, një supersfidë me shije finaleje.

Për herë të parë në Champions League do të luhet edhe të enjten dhe do të jenë jo pak, por plot 6 ndeshje të tjera mes të cilave superpërplasja italo-angleze Atalanta Arsenal.

Plot 18 ndeshje për 3 mbrëmje spektakli të jashtëzakonshëm, magjia e të cilave do të përcillet në Studio Champions me Eva Muratin dhe kapitenin Lorik Cana në një maratonë transmetimesh live. Po nis shfaqja më e bukur në botë…

Por spektakël do të dhurojë edhe Serie A me një superfundjavë. Të shtunën do të përballen Juventusi dhe Napoli. Ndërkohë që e diela është dita e madhe, pasi do të luhet superderbi i Italisë, Inter – Milan, që do të ulë para ekranit miliona tifozë dhe që do të mund të ndiqet vetëm në Tring Sport.

Po nga Italia, nga cirkuiti i Emilia Romanjës, në fundjavë do të zbresin në pistë plot grintë kampionët e Moto Gp, për një tjetër supergarë në kufijtë e adrenalinës.

Një javë vërtet për të mos u harruar në Tring Sport, jo më kot, Tring është platforma më e madhe televizive në Shqipëri dhe propozimi sportiv thjesht i pakrahasueshëm, si edhe i përshtatshëm për çdo familje dhe çdo tifoz. /vizionplus.tv

Read Entire Article