City rrëzikon dënimin e rëndë, gjyqi për shkeljet financiare, anglezet mund të bien nga Premier League

1 month ago 36

Nga heqja e pikëve deri tek rënia nga kategoria. Këto janë skenaret e  mundshëm të Manchester City në betejen ligjore me Premier League, e cila e akuzon klubin e sheikut Mansur për shkelje të fair play financiar, jo pak por për 9 sezone me radhë.

Procesi gjyqësor nis zyrtarisht të hënën më 16 shtator dhe pritet të zgjasë gati 3 muaj ndërsa City do të njihet me vendimin sipas gjasave në fillim të vitit 2025. Premier League akuzon kompaninë në pronësi të Sheikh Mansur bin Zayd Al Nahyan për shkelje sistematike dhe të përsëritur të rregullave të vendosura nga UEFA, me më shumë se njëqind rrethana nën hetim.

Për nëntë vjet, nga viti 2009 deri në 2018, “qytetarët” dyshohet se iu shmangën rregulloreve të shpenzimeve duke mos dhënë informacion të saktë në lidhje me operacionet e kryera në merkato por edhe për pagesat e ish-trajnerit Mancini dhe disa lojtarëve, mes tyre jaja Ture.

City akuzohet gjithashtu se nuk ka bashkëpunuar  në hetimet e kryera  dhe në mosdorëzimin e dokumenteve të kërkuara për pesë sezone nga 2018/19 deri në 2022/23.

Klubi, nga ana e tij, gjithmonë ka mohuar çdo akuze dhe ka pretenduar se ka “prova të pakundërshtueshme” që do ta shfajësojnë atë. Premier League i nisi hetimet për Cityn në vitin 2018 pas publikimit të dokumenteve të Football Leaks nga gazeta gjermane Der Spiegel. Vitin e kaluar, për shkelje të Fair Play Financiar, Premier League dënoi  Evertonin me – 8 pikë dhe Nottingham Forest me -4 pikë. /vizionplus.tv

Read Entire Article