Futbollisti francez, Ben Yedder, u shpall fajtor pasi u akuzua për abuzim seksual në gjendje të dehur në gjykatën penale në Nice.
Ish-sulmuesi i Sevillas, Monacos dhe Kombëtares franceze aktualisht pa skuadër, u dënua me 2 vite burg me kusht dhe u njoftua gjithashtu për detyrimin për trajtimin dhe dëmshpërblimin e viktimës në shumën 6500 euro, nga të cilat 1500 për shpenzime ligjore dhe 5000 për dëm moral.
Francezi më pas u sanksionua për refuzimin e përmbushjes së detyrimit me një gjobë të mëtejshme prej 5000 eurosh dhe pezullimin e lejes së drejtimit për një periudhë prej 6 muajsh.
Prokurori publik më 15 tetor të vitit të kaluar kishte kërkuar 2 vjet e 6 muaj burgim. Ben Yedder kishte paguar një garanci prej 900 mijë eurosh për një tjetër të re që e kishte akuzuar për përdhunim dhe për këtë ishte tashmë në syrin e autoriteteve.