Silvinjo mer “borxh” 5 futbollistë nga kampionati shqiptar për stërvitje

1 day ago 31

Trajneri i kombëtares Silvinjo ka afruar ditën e sotme 5 futbollistë të kampionatit shqiptar që të stërviten me kuqezinjtë.

Dy nga lojtarët e grumbulluar i përkasin Superiores të cilët janë Marcelino Preka i Partizanit dhe Artan Jazxhi i Teutës, ndërsa tre futbollistët e tjerë vijnë nga kategoria e parë të cilët janë Segersio Geci i Vorës, Andri Stafa i Besës dhe Kesli Shani i Erzenit.

Afrimi i këtyre futbollistëve në stërvitje ëhstë bërë me qëllim që të plotësojë numrin e futbollistëve që nuk janë grumbulluar ende, por që pritet t’i bashkohen kombëtares orët në vijim.

Qendërmbrojtësit Jon Mersinaj dhe Adrian Bajrami i bashkohen vetëm sot në darkë grupit, ndaj nuk kanë qenë të pranishëm në stërviten e pasdites të organizuar në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Read Entire Article