Prej të dielës kur u mund nga Bolonja 3 me 2 në Olimpiko, Roma është pa trajner.
Klubi verdhekuq shkarkoi nga detyra trajnerin Ivan Juriç i cili e kishte marrë drejtimin e skuadrës kryeqytetase pas javës së katërt të Serisë A kur u largua për mungesë rezultatesh Daniele De Rosi.
Ky i fundit, një legjendë e klubit si futbollist ka dalë sërish në skenë si kandidaturë për të rimarrë pankinën, madje ka deklaruar në një intervistë se në një familje ku ndjehet mirë, nuk është aspak çudi të rikthehet. Kandidaturë që gjithsesi nuk ka bekimin e presidentit Fridkin.
Lista tjetër e emrave potencial është e gjatë.
I pari dhe mbi të gjithë ish-trajneri i Interit, Manchester City dhe kombëtares italiane Roberto Mancini i cili pas shkarkimit nga përfaqësuesja e Arabisë Saudite, tani është i lirë.
Kuotat në rritje edhe për Rudi Garsian që ka drejtuar Romën më herët nga 2013 deri në 2016.
Opsione të tjera sipas mediave italiane janë edhe Klaudio Ranieri, Maks Alegri, Vincenco Montela, Erik Ten Hag dhe Graham Poter./vizionplus.tv