Supersfida e javës së 12 të kampionatit italian nuk njohu fitues. Inter dhe Napoli zhvilluan një betejë të vërtetë në San Siro, të denjë për dy ekipe pretendente për titullin kampion, e cila në fund të 90 minutave nuk shkoi përtej një rezultati 1 me 1.
Një ndeshje komplekse në tërësinë e vet, e cila ndryshoi shpesh në dinamikë n e lojës nga pjesa në pjesë. Zikaltërit e nisën fort takimin agresiv dhe posedues të topit, mirëpo rastin e parë të artë e patën miqtë me Kvaratsheklian.
Interi vazhdon të shtynte më shumë nga e djathta, por pikërisht në atë krah në këndoren e miqve, dhe topin e devijuar nga Amir Rrahmani, miqtë do të kalonin në avantazh me MkTominei në minutën e 23. Megjithëse reagimi i të zotëve të shtëpisë ishte i fortë, rastin më të pastër për dyfishim e patën sërish napolitanët me anë të Kvaratshkelia i ndalur nga Acerbi, i cili po vetë vuri në provë Meret në minutën e 40.
Mirëpo për të ekuilibruar shifrat përballë një Napoli kompakt siç e kanë zakon skuadrat e Kontes duhej një super Hakan Calhanoglu me një supergol nga distanca. Pjesa e dytë u hap me një shtyllë të Di Markos nga distanca, e ndonëse Interi vazhdon të jetë agresiv, Napoli lë pak hapësira pas, por kufizohet në gjysmëfushën e vet pa pasur mundësi të zbresë rrezikshëm përpara.
Tek Zikaltërit çuditërisht rastet më të rrezikshme i krijon Di Marko i ndalur nga Meret. për ti dhënë Interit një shans të artë fitoreje duhet një penallti e dhënë pas një kontakti mes Dumfris dhe Angisa në zonën mike, që shkaktoi jo pak polemika. 11-metë rshi merret përsipër nga ai që kishte qenë në 21 raste i pagabueshëm në serinë A, por këtë herë topin shkon në shtyllë .
Në vazhdim një tjetër mundësi e Interit me anë të Barelës dhe në fund frikë e madhe në San Siro me skuadrën e Kontes e cila i shkoi shumë afër avantazhit me anë të Simeones. Jugoret dalin gjallë nga Milano dhe mbajnë të vetëm kryesimin e serisë A, ndonëse me kosto pasi kanë farë tani veç Interit edhe Atalantën, Fiorentinen dhe Lacion me 1 pikë më pak si dhe Juventusin që ndjek me dy pikë pak.