City favorit, ndjekin Real dhe Inter, pak mundësi për Juventus dhe Milan, Opta: Ja kush e fiton Champions League

1 month ago 35

Champions League është futur në një ndryshim epokal, pa fazë grupesh, me më shumë ndeshja, mirëpo favorite për fitoren finale mbeten të njëjtët. Të paktë sipas parashikimit të superkompjuterit Opta që analizon mijëra të dhëna në lidhje me ekipet dhe lojtarët.

Programi në fjalë sheh favorite kryesore Manchester Cityn dhe Real Madruid, ndjekur nga Interi. OPTA, që merr në konsideratë historinë, precedentët e mëpërshëm, statistikat e sulmit dhe mbrojtjes së skuadrave – parashikon skuadrën angleze të drejtuar nga Pep Guardiola ka një shans 25.3 % shance për të fituar Ligën e Kampionëve. Përqindje që rritet në 39.9% për kualifikimin në finale dhe 55% për kualifikimin në gjysmëfinale të “qytetareve”.

Real Madrid kampion në fuqi I europës, ka 18.2% mundësi për të fituar sërish këtë trofe për të dytin vit radhazi ndërsa në vendin e trete me 10.2 shance për të triumfuar në Mynih në majin e vitit të ardhshëm vjen Interi, kampion I Italisë. Pas zikaltërve, sa I takon eki[peve italiane, program kompjuterik I jep 1.7% mundësi triumfi në champions Atalantes së Berat Gjimshitit, 1.1% juventusit dhe vetëm 0.4 % mundësi Milanit, 7 herë kampion I Europës.

Sa I takon favoriteve të tjerë për fitoren finale, superkompjuteri parashikon 6.4% për Arsenalin I katërti në radhë, pastaj Bayer Leverkusen me 5.4%, Barcelona m,e 5.1%, Liverpol me 4.2%, Bayerni I Myniohit me 4.1% dhe PSG me gjithashtu me 4.1%. formati I ri I champions league nis më 17 shtator teksa të gjitha ndeshjet transmetohen në Tring, ndërsa Vizion Plus do të sjelle për teleshikuesit ndeshje pa pagese cdo të mërkurë. /vizionplus.tv

Read Entire Article