“CR 900”/ Ronaldo, makineri golash, portugezi sfidon moshën, i pari që shënon kaq shumë në ndeshje zyrtare

1 week ago 35
Reklamë

Njeriu i mbi 900 golave. Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të heqe dorë nga rekordet.

Në duelin e fundit të ligës së kombeve fituar nga Portugalia 2 me 1 kundër Kroacisë, CR7 arriti një tjetër statistikë impresionuese.

Kampioni luzitan realizoi golin e 900 mes profesionistëve, me klubet dhe kombëtaren…një arritje e pabesueshme që ka një vazhdimësi prej më shumë se dy dekadash.

Menjehere pas golit të radhës jubilar, një festim ikonik që bëri xhiron e botës. Ndonëse 39 vjeç, e megjithese luan në Arabi tek Al Naser, larg futbollit më të mirë, Ronaldo nuk e ka humbur nuhatjen sa herë që rastis të luajë në nivele të tilla të rëndësishme.

“Kjo do të thotë shumë per mua. Ishte një moment historik të cilin kisha kohe që dëshiroja ta arrija. E dija që do ta kapja këtë shifer, sepse persa kohe vazhdoj të luaj, kjo gjë do të ndodhte natyrshëm”.

Profesionist i rrallë, i pari futbollist në histori që kalon shifrën e 900 golave në ndeshje zyrtare. Pesët herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar në 131 raste për Portugalinë dhe 769 gola për klubet ku ka luajtur, veçanërisht me Real Madrid ku realizoi 451 herë.

Read Entire Article