Dalin pamjet, babai hedh foshnjën e porsalindur në koshin e plehrave në Greqi

4 months ago 29
Reklamë

Mbarë opinion publik është tronditur në Greqi, nga ngjarja në Vravrona, ku babai hodhi në plehra foshnjën e porsalindur.

Medita greke kanë publikuar momentin e regjistruar nga kamerat e sigurisë, kur babai hedh foshnjën në plehra.

Lexo edhe :

Related Posts

Pamjet tregojnë burrin nga Nepali duke mbajtur dy qese në dorën e majtë, njëra prej të cilave përmban foshnjën, të cilat i hedh më pas në koshin e plehrave.

Autoritetet greke arrestuan ditën e djeshme babanë e foshnjës së vdekur. Ai ka thënë para policisë se nuk e ka vrarë foshnjën dhe se bebja kishte lindur para kohe dhe e pajetë.

Mediat greke raportuan se gruaja shkoi në spital me gjakderdhje, por pa e përcaktuar nëse kishte abortuar apo kishte bërë lindje normale. Por pas kqyrjes së kamerave të zonës ku ata jetonin, u identifikua babai i foshnjës, teksa e mbante në krah dhe e hodhi në plehra.

Ishte gjëja më e keqe që kam parë në jetën time”, deklaroi një zyrtar i komunës ku çifti jetonte.

Duke përshkruar pamjen e tmerrshme që ka parë, ai shtoi më tej: “Koka e foshnjës ishte e ngjeshur, dora e vogël i dilte jashtë”./vizionplus,tv. 

Read Entire Article