Dalin pamjet nga operacioni “Tempulli 3”, momenti kur policia sekuestron kokainë, kanabis e heroinë

4 months ago 27

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga operacioni antidrogë i zhvilluar së fundmi në kryeqytet.

Në kuadër të operacionit “Tempulli 3” u lëshuan 24 masa sigurie. 19 persona ranë në pranga, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Lexo edhe :

Related Posts

Nga ky operacion janë sekuestruar 1.2 kg kokainë, qindra doza heroinë dhe kanabis, 5 automjete, 12 celularë, shuma parash që u përfituan nga shitja e lëndës narkotike.

“Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe u finalizua faza e dytë e operacionit “Tempulli 3”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për 19 shtetas, si dhe vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të tjerë të cilët ndiqen me masa kërkimi.

Gjatë operacionit u arrestuan 19 shtetas ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal  “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, konkretisht:

Kevi Hida, 26 vjeç, Durim Kurti., 39 vjeç, Orterio Vila, 21 vjeç, Hamza Firi, 20 vjeç, Florjan Gjuta, 32 vjeç, Vasjan Xhaferllari, 42 vjeç, Armando Xheladini, 52 vjeç, Osman Idrizi, 62 vjeç, Ledio Koçi, 26 vjeç, Mariglen Kushe, 32 vjeç, Kevin Hoxha, 24 vjeç, Rezart Maqellara, 25 vjeç,  Matias Selmani, 18 vjeç, Ramazan Shima, 33 vjeç, Denis Guci, 21 vjeç, Rudina Dajlani (Sopoti), 52 vjeçe, Elvira Bushaj, 37 vjeçe, Ardi Shehu, 33 vjeç, Brisea Kallushi, 34 vjeçe (arrestuar më parë gjatë zhvillimit të hetimeve).

Midis personave për të cilët Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur masë sigurie, është dhe shtetasi Armando Xheladini, alias Jetnor Cenallari alias Armando Tarushllari, 52 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar në muajin maj të këtij viti, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, për një ngjarje të ndodhur në shtetin grek”, tha Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin vocaj.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 1.2 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë;

-qindra doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kanabis;

-12 celularë;

– 5 automjete;

-shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe valuta të tjera, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshme të Tiranës. /vizionplus.tv

Read Entire Article