Debatet në fermë, Enkel Demi zbulon strategjinë e Valerit, çfarë “skenari” ka përgatitur fermeri?

5 months ago 21

Në fermë kanë nisur debatet dhe tonet e larta. Disa fermë janë përplasur me Valerin. Lidhur me këtë debat dhanë mendimet e tyre edhe opinionistët.

Enkel Demi u shpreh se Valeri ka ardhur me strategji shumë të saktë, do të marrë vëmendjen duke luajtur vetëm dhe jo në grup si pjesa tjetër.

“Pavarësisht se do them një gjë që nuk është korrekte për produksionin, por ka filluar loja e nervave. Izolimi prej 40 ditësh ka filluar t’a kthej botën tonë tek ferma në një lëkurë shargini, çfarë do të thotë që nervat nuk mbajnë më. Nga të gjithë fermerët, i cili që ka patur një strategji të qartë që në fillim është Valeri, sipas mendimit tim. Valeri ka zgjedhur me bindje të plotë e ka studiuar këtë që të jetë kundër të tjerëve. Është i vetmi që ka kuptuar se nuk është një lojë në grup, por indiuviduale. Ka realizuar qëllimin që  ne të flasin në minuta të tërë për Valerin dhe në një reality show nuk ka gjë më të mirë se kaq për një personazh. Unë pash për herë të parë një Mariana Kondi e cila falë Zotit është kaq e mençur dhe doli jashtë se ishte me nerva. Por, duket se kjo strategji po çon ujë vetëm tek mulliri i Valerit. Është një cingëring nervash, po realizon qëllimin”, tha Enkel Demi.

Nga ana tjetër, Sonila Meço u shpreh se Valeri ka nuhatur edhe afërsitë mes fermerëve dhe luan me provokimet.

“Valerit në këtë strategji nervash i ka ardhur në shteg edhe diçka që Mariana e thotë vazhdimisht, që thotë jemi solid. Valeri e ka kuptuar që nuk janë të gjithë solid, i ka nuhatur dhe afërsitë dhe brenda tyre hedh provokime për të  parë  edhe reagimet e tyre”, tha Sonila Meço./vizionplus.tv

Read Entire Article