Kjo është fotoja e Flodian Plakut, vrasësit me tre emra i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas.
Më shumë se 5 muaj nga atentati mafioz që la të vdekur me breshëri plumbash Gentian Bejtjan, në oborrin e banesës së tij, në Larushk të Fushë-Krujës, policia ka shpallur në kërkim ndërkombëtar një tjetër të dyshuar si ekzekutor i 43-vjeçarit. Bëhet fjalë për Flodian Plakun, 41-vjeç, i cili përdor edhe 2 mbiemra të tjerë (Serjani dhe Mamo), pjesë e grupeve kriminale të Vlorës.
Ndaj Flodian Plakut (Serjani dhe Mamo), gjykata e Tiranës ka caktuar më 26 korrik masën e sigurisë ‘arrest me burg’ si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’.