Del nga rruga ambulanca në Fier, lëndohen shoferi dhe infermierja

8 months ago 46
Reklamë

Një ambulancë ka dalë nga rruga në Fier dhe si pasojë janë lënduar shoferi dhe infermierja.

Të dy ata ndodhen në spital, teksa policia ka nisur edhe procedimin në gjendje të lirë për drejtuesin e ambulancës.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 34 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 07.01.2024, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, në fshatin Vajkan, duke drejtuar ambulancën, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e kësaj dalje nga rruga është dëmtuar drejtuesi i ambulancës dhe infermjerja, shtetasja A. Ç., 33 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatëa së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article