Demiral u skualifikua për dy ditë nga Europian, Erdogan akuza UEFA-s

2 months ago 21
Reklamë

“Mënyra se si festova kishte të bënte me identitetin tim turk. Kam parë edhe shumë njerëz në stadium duke bërë këtë gjest. Nuk ka asnjë mesazh të fshehur”.

“Përshëndetja e ujkut” i kushton shtrenjtë Merih Demiralit.

Mbrojtësi i Turqisë pasi u hetua nga UEFA për festimin e lidhur me ekstremistët e djathtë të “Ujqërve Gri” që përdorej për të festuar dopietën ndaj Austrisë në Euro 2024 – është skualifikuar zyrtarisht për dy ndeshje.

Një vendim që tashmë është çështje diplomatike. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në fakt akuzoi menjëherë UEFA-n: “A e kritikon dikush faktin që gjermanët kanë shqiponja në këmisha? Apo francezët se kanë simbol një gjel? Merih tregoi vetëm entuziazmin e tij për këtë imazh”.

Erdogan, duke folur për mediat në aeroplanin që kthehej nga samiti i SCO-së në Shangai, siç raporton Anadolou, shtoi: “Ministria jonë e Punëve të Jashtme ka thirrur zyrtarët e tyre dhe po merren masat e nevojshme”.

Presidenti turk duhet të jetë në Berlin për të ndjekur çerekfinalen mes Turqisë dhe Holandës të planifikuar për të shtunën në orën 21:00: “Nëse nuk ndodh asgjë e jashtëzakonshme, kam vendosur të shkoj dhe të shikoj ndeshjen”.

Read Entire Article