Një shqiptar nga Kosova është dënuar me 20 vite burg nga gjykata franceze, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e vajzës së tij të mitur.
Mediat franceze raportojnë se shqiptari nga Kosova i moshës 50-vjeç u dënua nga gjykata e Meuse Assize, pasi rezultoi se ai kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij që kur ajo kishte qenë vetëm 13-vjeçe.
Gjithashtu në akzuë thuhet se përveç dhunës seksuale 50-vjeçari e kanoste edhe me jetë vajzën e mitur.
“Një tiran i brendshëm, pervers, manipulues, egocentrik, jashtëzakonisht i ftohtë”, kështu e përshkroi prokurori i përgjithshëm, Sofian Saboulard, babain monstruoz.
Në vitin 2023 babi monstër ishte dënuar me 18 vite burg në janar të vitit 2023, por një gabim procedural lejoi lirimin e tij, por vetëm dymbëdhjetë ditë më vonë ai u arrestua sërish për shkelje të detyrimeve.
Kësaj radhe, Gjykata e Assize Meuse i dënoi të akuzuarit me njëzet vjet burgim penal, dënimi maksimal për këtë vepër penale.