Dënohet me 30 vite burg autori i sulmit ndaj bashkëshortit të Nancy Pelosit

4 months ago 25
Reklamë

Një gjykatë amerikane ka dënuar David DePape me 30 vjet burg, pasi hyri në shtëpinë e ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe sulmoi me vare bashkëshortin e saj Paul Pelosi.

82-vjeçari Paul Pelosi pësoi një frakturë në tru. Ai ka një pllakë metalike të përhershme në kokë, vuan nga marramendje, dëmtime të përhershme të nervit në krahun e majtë dhe ka vështirësi në mbajtjen e ekuilibrit.

Departamenti Federal i Drejtësisë kishte kërkuar një dënim me 40 vjet burg për akuzat për tentativë rrëmbimi të një zyrtari ose punonjësi federal dhe sulm ndaj një anëtari të familjes së një zyrtari federal për Dupape, i cili u dënua nëntorin e kaluar.

BREAKING: Paul Pelosi attack video released.

Thoughts?pic.twitter.com/t1o1o5BnBa

— Collin Rugg (@CollinRugg) January 27, 2023


Prokurorët, siç raportohet nga New York Post , shpjeguan se “nuk ka asgjë në historinë dhe karakteristikat e të pandehurit që garanton butësi. Ai pranoi madje u mburr se e dinte se çfarë po bënte”.

Avokatët e Depape kërkuan një dënim me 14 vjet burg, duke përmendur marrëdhënien afatgjatë të klientit të tyre me një partner që shfrytëzoi dobësitë e tij dhe “e zhyti atë në një botë besimesh ekstreme”.

DePape, i cili besonte teoritë e konspiracionit që qarkullonin në internet, më vonë pranoi në polici se ishte atje për të tentuar të rrëmbente Pelosin, i cili ishte në Uashington në atë kohë.

Por në gjyqin e tij, me lot në sy, ajo kërkoi falje për lëndimin e të shoqit. Në një letër drejtuar gjykatës përpara dënimit, Paul Pelosi detajoi se si ai ka ende probleme serioze nga sulmi , i cili ndodhi në San Francisko më 28 tetor 2022.

Ai deklaroi se “ i pandehuri shkaktoi dëmtime të rënda nervore në dorën time të majtë. Më është “zhveshur” parakrahu duke ekspozuar nervat dhe enët e gjakut.

Read Entire Article